FIER
Vijon faza e tretë e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, një nismë e përbashkët e Ministrsë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve mbi sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♂️ Ndihmës-specialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në të gjithë qarkun.
Në fokus të kësaj faze është siguria rrugore, respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, sjellja e sigurt në rrugë dhe përgjegjësia si përdorues të saj.
Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime, duke shfaqur interes, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre mbi temat e trajtuara.
➡️Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë zhvilluar takime edhe mbi trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve, veçanërisht të komuniteteve rom dhe egjiptian. Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi mbrojtjen e fëmijëve, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rrezikshmërinë e kësaj vepre penale, si dhe apelin për të denoncuar çdo rast të evidentuar në përditshmëri.
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë








