Berat/Java e Sigurisë Rrugore, zhvillohen aktivitete me nxënësit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Aktivitete ndërgjegjësuese në kuadër të “Javës së Sigurisë Rrugore”

Në kuadër të nismës “Java e Sigurisë Rrugore”, tashmë një traditë e përvitshme e strukturave të Policisë së Shtetit, gjatë javës së fundit të muajit prill u zhvilluan aktivitete ndërgjegjësuese me fëmijët e grupit parashkollor në kopshtet “1 Qershori” dhe “28 Nëntori”.

Aktivitetet u organizuan nga ndihmësspecialisti për edukimin në DVP Berat, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe stafet pedagogjike.

Gjatë takimeve u zhvilluan bashkëbisedime dhe veprimtari praktike mbi rregullat e qarkullimit rrugor, respektimin e sinjalistikës, si dhe sjelljen e sigurt si këmbësorë. Fëmijët u njohën me rëndësinë e përgjegjësisë individuale në parandalimin e aksidenteve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua kalimit të sigurt në vendkalimet për këmbësorë dhe respektimit të semaforëve, si elemente thelbësore për rritjen e sigurisë në rrugë.

Aktivitete të tilla, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e të rinjve për një kulturë më të sigurt rrugore, do të vijojnë edhe në të ardhmen.