Fier / Aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit për sigurinë rrugore.
Në kuadër të punës për rritjen e sigurisë rrugore dhe edukimin e të rinjve, ndihmësspecialisti për edukimin në shkolla i DVP Fier, së bashku me punonjësit e Policisë Rrugore, zhvilluan një takim informues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kristaq Shtëmbari”, Fier.
Gjatë takimit, nxënësit u përfshinë në bashkëbisedime mbi sigurinë rrugore, vëmendjen që duhet të tregojnë gjatë përdorimit të rrugës, dhe respektimit të sinjalistikës rrugore.
Nxënësit drejtuan me shumë kuriozitet pyetje për punonjësit e Policisë Rrugore dhe treguan interes të veçantë për rregullat bazë të qarkullimit të këmbësorëve dhe automjeteve, si dhe për respektimin e vijave të bardha.
Ndërgjegjësimi fillon që në moshë të hershme, ndaj këto takime do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut, me qëllim informimin e nxënësve se si të jenë të kujdesshëm dhe të sigurt gjatë përdorimit të rrugës.
#SiguriaRrugore
#PoliciaFier
#PoliciaeShtetit
#Edukim
#Siguri
