Elbasan/Zhvillohen takime me nxënësit e shkollave 9-vjeçare, me temë “Siguria në rrugë”

Elbasan

Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, i cili ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e nxënësve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍♀️‍ Në vijim të këtij programi, ndihmësspecialistja për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla e DVP Elbasan, në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit psikosocial dhe oficerët e sigurisë, zhvilloi takime me nxënësit e shkollave 9-vjeçare, me temë “Siguria në rrugë”.

Gjatë takimeve, nxënësit u njohën me rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të tyre, si dhe me rreziqet dhe pasojat që vijnë nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë në rrugë.

Aktiviteti u shoqërua me video dhe fotografi, duke u dhënë mundësi nxënësve të kuptojnë konkretisht rëndësinë e respektimit të rregullave.

Takimet u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese, me interes të lartë nga nxënësit, të cilët u përfshinë aktivisht me pyetje dhe diskutime.

#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#PërSigurinëTënde ✅
#SëBashkuPërNjëKom