Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 4 mars 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “NDËRMJETËSI“. Operacioni, në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe përfitimit nëpërmjet skemave të mashtrimit. Vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër informalitetit, Seksioni për Hetimin e  Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune njëmujore, me metoda speciale të hetimit, finalizoi me sukses Operacionin Policor “NDËRMJETËSI“, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Sh. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një  shoqërie, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; S. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe  “Shpërdorimi i detyrës”; E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe  “Shpërdorimi i detyrës”; L. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, ekonomist tek zyra e kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; A. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, i përfshirë në skemën e mashtrimit, pasi ka bërë deklarimet e subjekteve fiktive, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale I. D. dhe D. S., për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Për të gjithë këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e  sigurimit “Arrest në burg“. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe  “Shpërdorimi i detyrës”.

Tiranë – Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Teleferiku”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Vihet në pranga 35-vjeçari dhe procedohet penalisht bashkëshortja e tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri, municion luftarak , një shumë parash dhe lëndë narkotike. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë marrë informacion në rrugë operative se në Dajt, një shtetas qarkullonte me mjet në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri. Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Teleferiku”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Q., 35 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi D. Q., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke braktisur mjetin me të cilën po qarkullonte bashkë me bashkëshorten e tij, shtetasen J. Q., por është kapur nga punonjësit e Policisë, të cilët i ka goditur dhe kundërshtuar, me qellim evitimin e kontrollit të mjetit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 9 fishekë, automjeti me të cilin qarkullonte, 500 euro të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale, 2 telefona, si dhe 1 qese plastike farmaceutike me një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasja J. Q., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi tentoi të fshihte armën gjatë kontrollit të mjetit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 15 janë arrestuar, 8 janë ndaluar dhe 53 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar  raste: 1 rast i “Kanosja”, në Fier; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Vlorë; 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Shkodër dhe 5 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, 4 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendej të lirë; 1 në Dibër dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 7 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 8 raste, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë dhe 6 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Elbasan dhe 1 në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë dhe 3 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, në Korçë.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në Tiranë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.