Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– S. G., 57 vjeç, banues në Remanic Berat.
Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, kallashnikov model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.