DVP Korçë/Goditen 4 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

DVP Korçë

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Goditen 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”.

Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë në Korçë dhe Pogradec, për këtë veprimtari të paligjshme.

Sekuestrohen 4 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-J. A., P. A., dhe Th. B., banues në Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:

-R. GJ., 28 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe për baste sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 celularët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.