DVP Korçë
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Goditen 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”.
Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë në Korçë dhe Pogradec, për këtë veprimtari të paligjshme.
Sekuestrohen 4 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-J. A., P. A., dhe Th. B., banues në Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:
-R. GJ., 28 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe për baste sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 celularët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. Ll., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 05.12.2025, ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetases Zh. K.;
-S. S., 42 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, pasi dje, dyshohet se ka thyer xhamin e ashensori;
-J. S., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin K. S., 25 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Ll., 64 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka goditur me grushte një 63-vjeçare dhe vajzën e saj 38 vjeçe, fqinje të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 60 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka bllokuar rrugën përpara banesës së pabanuar të xhaxhait të tij dhe ka shkatërruar rrethimin e saj.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin D. S., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen R. K., 42 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se ka djegur bazën ushqimore për blektori të vjehrrit të saj, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. V., 56 vjeçe, pasi ka kallëzuar motra e saj, se i ka pushtuar tokën, në fshatin Osenth;
-R. R., 51 vjeç, pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai nuk ka zbatur urdhrin e caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për t’u larguar nga banesa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kakavijë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Tiranë/Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, ku u plagos rëndë, me sende të forta, një 26-vjeçar.
Identifikohen 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht 2 porositësit e plagosjes dhe njëri nga autorët.
Vihet në pranga ky i fundit dhe punohet intensivisht për kapjen e 2 porositësve.
Të tre shtetasit e përfshirë, me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit.
I arrestuari, me precedent edhe për armëmbajtje pa leje.
Procedohet penalisht një shtetas që dyshohet se ka shoqëruar autorin e plagosjes, te vendi i kryerjes së krimit, dhe nuk ka kallëzuar rrethana të rastit.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes së rëndë të shtetasit F. Y., me sende të forta, më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit “Porosia”, identifikuan 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht H. M., 49 vjeç, Gj. N., 36 vjeç dhe Xh. U., 30 vjeç.
Nga këto veprime rezultoi se 36-vjeçari dhe 30-vjeçari, për motive të dobëta, kanë porositur shtetasin H. M., për të kryer plagosjen.
Në vijim të veprimeve operacionale, 49-vjeçari u kap dhe u vu në pranga, ndërkaq po punohet për kapjen e shtetasve Gj. N. dhe Xh. U., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e 26-vjeçarit.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. D., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka shoqëruar shtetasin H. M., për të kryer krimin, si dhe ka refuzuar të deklarojë në polici, rrethana të kësaj ngjarjeje, për të cilat dyshohet se ka patur dijeni.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Stojan, pasi u kap duke drejtuar pa leje, një motomjet pa targa;
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Kurbin, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-ndaluan shtetasin I. Gj. alias I. D., 39 vjeç, banues në Lezhë, të cilin Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 73 vjeç, banues në fshatin Skuraj, pasi mbante në banesë, pa leje, 1 armë gjahu, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Më datë 11.12.2025, kallëzoi shtetasi A. M., se më datat 30.10.2025 dhe 31.10.2025, ishte mashtruar në rrjetin “WhatsApp”, nga 2 shtetas të panjohur prej tij, të cilëve iu kishte dhënë një shumë eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij rasti, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Ç., 29 vjeç, banues në Shijak, pasi braktisi automjetin që drejtonte, në një kanal në aksin “Hardhishte – Gjepalaj”, ku automjeti ra, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 celular me faqe aktive për baste sportive, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-shpallën në kërkim shtetasin O. Z., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-shpallën në kërkim shtetasin L. D., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 34-vjeçar. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen B. A., pasi dyshohet se ka vjedhur 1 portofol, në një market në Qerret.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin J. M., 39 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. A., banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-D. M., banues në fshatin Guri i Zi, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. A., 46 vjeç, banues në Fier, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. A., 48 vjeç dhe H. B., 48 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin. Pas verifikimeve rezultoi se i arrestuari drejtonte automjet, në gjendje të dehur;
-K. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. F., 61 vjeç dhe V. F., 61 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi dyshohet se nuk kanë lejuar vënien e autorizuar të disa shtyllave të tensionit të lartë, në tokat e tyre;
-B. M., 36 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se me automjetin që ka parkuar gabim në lagjen “Konferenca e Pezës”, ka penguar lëvizjen në këtë lagje;
-G. Xh., 35 vjeç, banues në fshatin Dërmënas, pasi dyshohet se ka fyer një shtetase.
Më datë 11.12.2025, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku banon, shtetasi M. Th., 56 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Implikimi”.
Theu masën e sigurisë dhe mashtroi, duke u prezantuar si agjent imobiliar, arrestohet 34-vjeçari që lëvizte me pistoletë sportive, në automjet, dhe posedonte një palë targa të vjedhura.
Sekuestrohen arma sportive dhe targat.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas që i ishte prezantuar si agjent imobiliar, dhe për këtë arsye i kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Implikimi”.
Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin shtetasi A. G. lëvizte në rrugën “Kastriotët”, në momentin e kapjes, u gjet 1 armë sportive (pistoletë) që mbahej pa leje, ndërsa nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u gjet një palë targa që nga verifikimet rezultojnë të vjedhura.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin P. K., 24 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, Dibër, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin E. K., 28 vjeç. I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. G., 62 vjeç, banues në Peshkopi, i cili, teksa drejtonte automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I.D. Si pasojë, mbeti i lënduar shtetasi I.D., si dhe dy pasagjerë të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;
“Grup i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.
Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera.
