Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Menjëherë pas publikimit të një video-je, nëpërmjet së cilës pretendohej se derdheshin inerte, në det, në Golem, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kryen verifikimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit.
Në përfundim të veprimeve rezultoi se për llogari të subjektit që menaxhon hapësirën e plazhit që shfaqet në video, nuk po derdheshin inerte, por rërë deti, me qëllim shmangien e gërryerjes së bregut, nga dallgët.
Më tej, sa i përket futjes së mjetit të tonazhit të rëndë (kamion), në det, filloi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit, shtetasin K. M., 29 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët, për denoncimet, dhe i fton ata, të vijojnë të raportojnë çdo paligjshmëri që hasin. Policia e Shtetit iu garanton anonimat, si dhe reagim të shpejtë dhe konform ligjit.



