Shkodër/Përmbyllet fushata mbarëkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore.
Në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Policia e Shkodrës ka zhvilluar një sërë takimesh informuese dhe diskutimesh me nxënës, të rinj, përfaqësues të institucioneve vendore, organizatave partnere dhe strukturave që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës.
Takimi përmbyllës u zhvillua në ambientet e shoqatës “Gruaja tek gruaja”, e cila ofron mbështetje për gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës në familje.
Gjatë këtij takimi dhe aktiviteteve të tjera të zhvilluara në kuadër të kësaj fushate, u trajtuan format e dhunës me bazë gjinore, pasojat e saj, rëndësia e raportimit në kohë dhe mekanizmat e mbrojtjes që ofrojnë institucionet ligjzbatuese dhe partnerët socialë, me fokus të veçantë te ndërgjegjësimi për rreziqet dhe pasojat e dhunës digjitale.
Takimet gjithashtu përfshinë diskutime mbi ndikimin e dhunës digjitale, përvojat dhe sfidat reale, si dhe nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për një mjedis të sigurt fizik dhe digjital për të gjithë qytetarët.
Policia riafirmon angazhimin e saj për reagim të shpejtë dhe profesional, ndaj çdo rasti të dhunës me bazë gjinore dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet ligjzbatuese.
“Fund dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave!
#DhunaËshtëKrim
#DenoncoDhunën
#FUND_DHUNËS_DIGJITALE
#ZëriËshtëForcaJoteMëEMadhe







