Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.
Vlorë – Finalizohet operacioni i koduar “Triporti”. Vihen në pranga 4 shtetas për kryerjen e një sërë vjedhjesh
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e autorëve, Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Triporti”. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë për vjedhje në bashkëpunim, shtetasit e mëposhtëm:
E. H., 31 vjeç, banues në Vlorë.
V. I., 19 vjeç, banues në Vlorë.
A. N., 29 vjeç, banues në Vlorë.
I. L., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas janë arrestuar nga shërbimet e Policisë për arsye se më datë 04.05.2019, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë”, duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit, për veprime të mëtejshme administrative.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin, konkretisht:
Më datë 17.04.2019, në lagjen “Hajro Çakërri” dyshohet se kanë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit S.R.
Më datë 08.03.2019, në pikën e bllokimit të mjeteve në Triport, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur dy targa automjetesh.
Më datë 02.02.2019, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit R. P., Vlorë.
Më datë 14.03.2019, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur 3 bagëti të imta në pronësi të shtetasit J. Xh.
Më datë 08.04.2019, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit E. S.. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 68 shtetas, nga këta: 15 janë të arrestuar, 8 të kapur nga kërkimi, 43 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.
Janë kapur dhe ndaluar 8 persona të shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”; 1 në qarkun Lezhë për “Trafikim Narkotikësh”; 3 shtetas në qarkun Dibër, Gjirokastër dhe Fier për “Vjedhja”; 1 në Shkodër për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotike në bashkëpunim”; 2 në Vlorë për “Kalimi paligjshëm i kufirit”.
Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, në qarkun Tiranë, me 1 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, është evidentuar në qarkun Vlorë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” janë evidentuar në qarkun Elbasan dhe Korçë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar në qarkun Tiranë dhe Vlorë.
Janë evidentuar 3 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht në qarkun Tiranë, Elbasan dhe Lezhë, me 1 autorë të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë. Janë plotësuar 7 kërkesë padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 10 raste të “Ndërtimi pa leje” konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë; 1 rast në qarkun Durrës; 2 raste në qarkun Korçë; 1 rast në qarkun Vlorë; 1 rast në qarkun Lezhë; dhe 2 raste në qarkun Shkodër, ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtimi i toke” në qarkun Durrës, ku autori është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit, në qarkun Tiranë dhe Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 8 raste të “Kalimi i paligjshëm të kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.
Në PKK Rinas është arrestuar në flagrancë një shtetas për veprën penale “falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit