Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
PKK Qafë Thanë/Kapet në hyrje të RSh-së dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Gjermani, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
PKK Kapshticë/Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim kombëtar për armëmbajtje pa leje.
Procedohet penalisht 1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false.
Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim apo të atyre që tentojnë në kalojnë kufirin, në mënyrë të parregullt, janë kapur 2 shtetas në kërkim dhe është goditur 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë me vulë false, konkretisht:
1-në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSh-së, u kap shtetasi F. A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi nga verifikimet rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbanden/Gjermani, për veprën penale “Mashtrimi”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani;
2-në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kap shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në fshatin Selenicë e Pishës, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. A., 55 vjeç, banues në fshatin Plasë, pasi në PKK Kapshticë, në dalje të RSh-së, gjatë verifikimit të dokumentacionit, në pasaportën e tij është konstatuar një vulë e dyshuar e falsifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.