1️⃣ Pas një denoncimi të bërë për një automjet që qarkullonte me shpejtësi dhe në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Vlorë kryen menjëherë verifikimet dhe identifikuan automjetin. Nga veprimet e kryera rezultoi se automjeti tip “Audi”, në pronësi të një subjekti privat, kishte kryer parakalim në një kthesë me fushëpamje të kufizuar, duke hyrë në sens të kundërt, në aksin rrugor Dhërmi–Himarë.
✅ Për këto shkelje, u vendos masa administrative 52 000 lekë, në zbatim të VKM nr. 153, neni 350, për shkelje të neneve 141 pika 10, 139 pika 3 dhe 8, dhe neni 127 pika 3 dhe 1 të Kodit Rrugor.
2️⃣ Në një rast tjetër, pas një denoncimi se një automjet taksi kishte kryer parakalim të gabuar, duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore Sarandë bënë menjëherë të mundur identifikimin e drejtuesit të tij, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte kryer parakalim të gabuar, duke hyrë në sens të kundërt, në aksin rrugor Sarandë–Ksamil.
✅ Për këto shkelje, u vendos masa administrative 40 000 lekë, në zbatim të VKM nr. 153, neni 350, për shkelje të neneve 146 pika 16 dhe 139 pika 3 dhe 8 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht në zonat turistike ku lëvizshmëria është e lartë gjatë sezonit veror.