DVKM Korçë – Procedohen penalisht 2 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-E. Ç., 46 vjeç, banues në fshatin Arrëz, pasi u kap duke transportuar me mjet bujqësor (zetor), një sasi lënde drusore, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore, së bashku me mjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

-V. B., 37 vjeç, banues në Athinë, pasi në dalje të RSh-së, në PKK Kapshticë, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.