Durrës/Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në zonat bregdetare të Durrësit

Durrës
Forcim i bashkëpunimit për sigurinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Marco Alberti, zhvilluan një vizitë ku takuan patrullat e përbashkëta shqiptaro-italiane që operojnë në zonat bregdetare të Durrësit.
Patrullimet e përbashkëta, tashmë një traditë partneriteti dhe miqësie, si dhe model bashkëpunimi, kanë si qëllime: ✅ rritjen e sigurisë publike në pikat me fluks turistësh;
✅ forcimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në shërbim të qytetarëve;
✅ krijimin e një klime të sigurt për pushuesit italianë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion;
✅ lehtësimin e komunikimit me vizitorët dhe turistët e huaj.
Nisja e patrullimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Marco Alberti, të cilët u shoqëruan gjatë vizitës në Durrës nga Eksperti i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, z. Salvatore Gava, dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Vilson Bala.
Gjatë fjalës përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm, z. Proda, u shpreh:
“Siguria është pasaporta e imazhit të vendit tonë dhe, në këtë drejtim, prania juaj në terren është një mesazh i qartë: Shqipëria është e sigurt, mikpritëse dhe e hapur.
Patrullimi i përbashkët është një model i suksesshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një garanci konkrete për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve.”
Ndërkaq, Ambasadori falënderoi Drejtorin dhe punonjësit e Policisë së Shtetit për punën e përbashkët, si dhe u shpreh se pjesëmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë mirëseardhje është “nder dhe privilegj”. Në Durrës, pikën simbolike të takimit ndërmjet dy shteteve, Ambasadori u shpreh gjithashtu:
“Ky bashkëpunim nuk është njëkahësh; gra dhe burra të Policisë shqiptare do të jenë së shpejti të pranishëm në Itali, pasi qëllimi ynë është të intensifikojmë shkëmbimin e aftësive dhe eksperiencave profesionale mes dy policive.”
Në përfundim të vizitës, Drejtori Proda garantoi Ambasadorin se Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe përballë sfidave të përbashkëta në fushën e rendit dhe sigurisë.
Mund të jetë një imazh i 8 persona, ambulancë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 10 persona, ambulancë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 6 persona, ambulancë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 8 persona, ambulancë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "POLIZIN POLICIA"
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe plazh
Mund të jetë një imazh i 5 persona