Tiranë/U kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, arrestohen 2 shtetas

Tiranë

U kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, arrestohen 2 shtetas.

Shpallet në kërkim 37-vjeçari, për llogari të të cilit po ndërtohej objekti, pa leje.
Procedohet penalisht babai i tij, i cili ndiqte punimet.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, po kryheshin punime pa leje, për ndërtimin e një objekti të ri.

Për këtë rast:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës;
-u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., 37 vjeç;
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 37-vjeçarit, shtetasin B. I., i cili ndiqte punimet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. I..
Gjithashtu, vijojnë kontrollet për konstatimin e rasteve të ndërtimeve dhe zënies së hapësirave publike, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.