Policia e Shtetit, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare që merret me çështjen e gruas dhe mbrojtjen e saj, zhvilloi një takim konsultativ me studentët e Akademisë së Sigurisë.
Takimi kishte për qëllim evidentimin dhe forcimin e rolit të grave në pozicione drejtuese, trajnime për fuqizimin e strukturave në çështje të dhunës në familje, si dhe hartimin e dokumentit të politikës dhe procedurave kundër ngacmimit dhe ngacmimit seksual në polici, pasuar me trajnime të punonjësve të policisë dhe niveleve drejtuese.
Ky dokument e ka bërë Policinë e Shtetit të parin institucion pararojë për krijimin e një mjedisi të sigurt pune dhe këtë model po përpiqen ta adoptojnë edhe institucione të tjera.
UN Women synon ta mbështesë në vijimësi dhe ta konsolidojë bashkëpunimin përmes monitorimit të zbatimit të politikës kundër ngacmimit dhe ngacmimit seksual, me synim përmirësimin e këtij dokumenti.
Për të realizuar sa më sipër, UN Women (Organizata ndërkombëtare që merret me çështjen e gruas dhe mbrojtjen e saj) është e gatshme ta mbështesë me ekspertizë dhe aktivitete grupin e punës së Policisë së Shtetit, me qëllim që të vërë në dispozicion një instrument të duhur monitorimi dhe të synojë që me rekomandimet e marra nga takimet konsultative të përmirësojë dukumentin aktual.
Takimet konsultative do vijojnë në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër e në bazë, dhe rekomandimet e dala do shërbejnë si indicje për të përmirësuar akoma më tej këtë procedurë shumë efikase dhe të domosdoshme.