Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. P., banues në Maqedoninë e Veriut, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 42 vjeç, banues në Prrenjas. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi F. M. dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin M. P., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-një 12-vjeçar, pasi në fshatin Karinë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, për shkak të një manovre të gabuar, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. F., 42 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasit Th. N., 54 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, dhe kanë dëmtuar automjetin në përdorim nga shtetasi Th. N. Po punohet për kapjen e shtetasit A. F..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

-Dje, rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin L. M., 32 vjeç, dyshohet për shkak të një defekti. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
-Dje, rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Belsh-Kajan”, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin M. D., 60 vjeç, dyshohet për shkak të defekti. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.