Me këtë moto vijojnë takime të njëpasnjëshme nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe të Policimit në Komunitet, në bashkëpunim me stafet pedagogjike, për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve për sigurinë rrugore, me qëllim zbatimin sa më rigoroz të rregullave të qarkullimit si këmbësor, por jo vetëm.
Fëmijët, të veshur me jelek fosforeshent me shenja dalluese të Policisë Rrugore kanë shpërndarë fletëpalosje për drejtuesit e mjeteve, duke i këshilluar dhe sensibilizuar për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.