Kontrollet, në akset rrugore kryesore me aparat drager, për parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur, kontroll për dokumentacionin e mjetit, për përdorimin e rripit të sigurimit, mbajtjen e mjeteve dimërore apo për xhama të zinj.
Gjithashtu, kontrollet janë përqendruar në mjetet e tonazhit të rëndë dhe si rezultat janë dërguar në OASH 3 mjete, për tejkalim të peshës së lejuar.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 3 ditëve të fundit kanë rënë në prangat e Policisë Rrugore 4 shtetas.
Është arrestuar në flagrancë një shtetas pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur në masën 0.81 mg/l, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas të tjerë pasi janë konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar motoçikletat e tyre pa u pajisur me leje drejtimi dhe pa kaska mbrojtëse.
Janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 5 motoçikleta dhe 1 automjet, i cili ka rezultuar alert për llogari të Policisë së Tiranës.
Janë dërguar në OASH 13 drejtues mjeti, për mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe janë vendosur 200 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjithashtu Policia Rrugore e Dibrës është angazhuar duke i krijuar hapësirat e nevojshme, firmës për mirëmbajtjen e akseve rrugore të qarkut Dibër, për hedhjen e kripës për shkak të ngricave dhe akullit në rrugë.
Policia Rrugore e Dibrës do të vijojë të ushtrojë kontrolle parandaluese në të gjithë qarkun, për një siguri rrugore më të mirë.