Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim F. L., 21 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi. Ky shtetas, u kap nga shërbimet e DVP Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. K., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. H., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 24-vjeçare, e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, kaloi për në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 33 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë një 36-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. K., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Krujë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta,ka goditur me automjet shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk R. S., 23 vjeç(pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-P. R., 52 vjeç dhe A. C., 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
-A. D., 26 vjeç dhe Y. F., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje.

-Më datë 19.04.2025, në rrugën “Tre dëshmorët”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, automjeti në pronësi të shtetasit D. H., 28 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
-Ditën e djeshme, në Fresk, shtetasi B. B., 57 vjeç, dyshohet se duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i një pallati. Pas negociatave me shërbimet e Policisë, ky shtetas është zbritur nga lartësia. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.