Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
•A. R., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar në rrugën “Gjergj Kastrioti” duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
•S. K., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar në rrugën “Bulevardi Ismail Qemali” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe A. B., 47 vjeç, të dy banues në Himarë, pasi dyshohen se kanë trafikuar një motomjet tip Yamaha, i dyshuar si i vjedhur, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për çiftin e bashkëshortëve A. D., 52 vjeç, H. D., 43 vjeçe, si dhe për djalin e tyre të mitur, 17 vjeç, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasja E. N., 36 vjeçe, banuese në Sarandë, se këta shtetas, për motive të dobëta, janë konfliktuar verbalish dhe fizikisht me të.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.