Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për shtetasin në kërkim G. O., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Sarandë. Gjykata e kishte dënuar këtë shtetas me 4 muaj burgim, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”. 24-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas, gjatë tentativës për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit G. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 06.04.2025, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin J. K., 70 vjeç, banues në Vlorë.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. H., 24 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, pasi më datë 06.04.2025, ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. N., 37 vjeç, banues në Novoselë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. H. dyshohet se e ka goditur me sende të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. B., 41 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, pasi më datë 06.04.2025, ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi D. D., 26 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake, se gjatë ushtrimit të detyrës për kontroll në objektin e shtetasit D. B., për punime ndërtimi pa leje, ky i fundit e ka dhunuar fizikisht.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 06.04.2025, në fshatin Gjorm, Vlorë, dyshohet se ka humbur jetën në banesë, si pasojë e një arresti kardiak, shtetasja H. V., 62 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.