Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin Xh. P., 44 vjeç, banues në fshatin Gallatë, pasi në aksin rrugor “Lezhë – Milot”, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dhe është larguar nga vendi i ndalimit, gjatë veprimeve policore.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. A., 22 vjeçe, banuese në Laç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin rrugor “Thumanë – Laç”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 22-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. N., 31 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, dhe A. Sh., 53 vjeçe, banuese në Shëngjin, pasi po kryenin punime ndërtimi në 2 objekte, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.