Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 17 janar 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 56 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Korçë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. 1 rast i “Vrasja”, në Elbasan.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Durrës dhe 2 në Berat, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, 1 në Tiranë, 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 10 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 3 raste, 1 në Shkodër, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 7 raste, 2 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Berat dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 9 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 3 në Tiranë dhe 2 në Korçë.

Janë evidentuar dhe proceduar 9 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 8 në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.