Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin L. P., 67 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. T., 60 vjeç, dhe E. N., 31 vjeç. Këta shtetas janë konstatuar ditën e djeshme në zonën e mbrojtur (Munellë), duke ngarkuar me kamion lëndë drusore kundrejt pagesës, të prera në mënyrë të paligjshme nga shtetasi L. P.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 75-vjeçar;

– P. K., 33 vjeç, banues në fshatin Ganjollë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 69-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.