Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. D., 39 vjeç, banues në fshatin Dushaj, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Mbrëmjen e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.