Tiranë – Vijon kontrolli i alternuar, për parandalimin e aksidenteve

Policia Rrugore e kryeqytetit, gjatë javës që lamë pas ka vijuar kontrollet parandaluese në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk të larte për ngjarjet rrugore, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen e parametrave të sigurisë dhe disiplinimin e mënyrës së përdorimit të rrugës, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor.

Në funksion të kontrolleve të alternuara parandaluese janë verifikuar dhe:

• Janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.

• Janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë proceduar administrativisht 138 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• Janë proceduar administrativisht 54 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.

• Janë proceduar administrativisht 352 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

• Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• Janë proceduar administrativisht 2934 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

# DrejtoMeKujdes
# StopAlkoolitNëTimon
# JepiPërparësiKëmbësorëve