DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një dorezë metalike dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. B., 22 vjeçe, pasi ka goditur me grusht një 21-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar.

Fushë Krujë/Më datë 10.02.2025, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetases M. K. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.