Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 8 janar 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kakavijë – Policia Kufitare vijon zbatimin e masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bllokohet një tjetër mjet luksoz i vjedhur. I sekuestrohen 70900 euro një shtetasi, i cili tentoi t’i transferonte në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë. Procedohen penalisht dy shtetas. Në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në pikat doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe Frontex-in, në dalje të RSH-së është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të markës Renault, me drejtues shtetasin shqiptar E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë. Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej 70900 eurosh. Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, konkretisht: 25 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 61 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 2 në Lezhë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Durrës; 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 4 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Elbasan, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 raste i “Vrasja, në Fier, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje: 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Durrës, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 3 në Fier, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 në Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, 1 në Durrës, 1 në Korçë dhe 2 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 3 raste, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 9 raste aksidentesh, me 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në Tiranë.

Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, në Tiranë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.