Gjatë ditëve të para të këtij viti, besimi i qytetarëve ka ardhur në rritje dhe kjo konstatohet nga raportimet e shumta në Komisariatin Dixhital dhe numrin unik 112, për rastet e paligjshmërisë në të gjitha fushat.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe i garanton ata për anonimat të sigurt, reagim të shpejtë e të paanshëm, pasi vetëm kështu, duke bashkëpunuar dhe besuar ndërtojmë një ambient shoqëror më të sigurt.