Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, në lokale apo në afërsi të shkollave
Kontrolle në të gjithë territorin e kryeqytetit në lokale, automjete dhe ambiente të ndryshme. Arrestohen në flagrancë 4 persona, si dhe procedohen në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen doza me kokainë, kanabis, shiringa me lëndë narkotike heroinë, peshore elektronike e sende të tjera, që shërbenin për përpunimin dhe përgatitjen për shitje në doza të vogla, të drogave të forta
Kontrollet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Skuadrat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariatin e Policisë nr. 6.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 dhe Seksionin e Patrullave “Shqiponja”, në bazë të informacioneve operative që dispononte, në kuadër të goditjes dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve nga personave të ndryshëm që shpërndanin lëndë narkotike, të llojeve “Kokainë”, “Heroinë” dhe “Kanabis”, kanë organizuar kontrolle të befasishme në lokale e ambiente të tjera. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: Y.P., 19 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë, K. P., 36 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë. Janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shtetasve Y. P. dhe K. P., iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale 11,1 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 1 peshore elektronike dhe një pjatë me mbetje të lëndës narkotike.
– Gjithashtu është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi H. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimi”, pasi këta shtetas qarkullonin me automjet dhe pasi janë ndaluar, nga kontrolli fizik që është ushtruar mbi shtetasin H. A., Policia gjeti një sasi prej 3,6 gr. lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë”.
Po në kuadër të kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi D. S., 19 vjeç, me banim në Tiranë, si dhe është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Këta shtetas po udhëtonin me automjet dhe pasi janë ndaluar, nga kontrolli fizik i ushtruar mbi shtetasin D. S., Policia ka gjetur një sasi lënde narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa” të ndare në doza të vogla.
Në vijim të kontrolleve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, 40 e 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik u janë gjetur 2 shiringa me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”, disa substanca te tjera të cilat janë dërguar për ekspertim te mëtejshëm.
Po në kuadër të kontrolleve janë proceduar në gjendje të lirë edhe 2 shtetas 19 – vjeçarë dhe një 25 vjeçar, pasi janë gjetur me doza lënde narkotike të dyshuar si “Canabis sativa”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme