Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Klos, Mat – Vijojnë kontrollet në të gjithë Qarkun e Dibrës, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 njësi kompjuterike, 7 monitorë dhe 1 telefon. Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Mat proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Klos. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në qytetin e Klosit, në një lokal të marrë me qira nga ana e tij, Policia ka konstatuar se ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun, deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që tenton të ushtrojë këtë aktivitet antiligjor. Policia e Dibrës fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.
Bulqizë – Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 06.01.2020, ku në një minierë të nxjerrjes së kromit u aksidentuan jashtë rrezikut për jetën dy punonjës, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 44 vjeç, banues në Bulqizë (sinjalist, manovrues në minierën e kromit Bulqizë). Këtij shtetasi, si pasojë e neglizhencës i ka rrëshqitur e dalë nga shinat vagoni dhe si pasojë mbetën të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, punëtorë të minierës. Vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Vau i Dejës, Shkodër – Qëlloi me armë në drejtim të mikut të vet, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja për jetën. Vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohen dy armë zjarri. Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet. Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin). Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” .
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 50 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 32 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Elbasan; 2 “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 11 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 rast, për të cilin po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, 2 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë.
Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Tiranë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.