Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.N., 28 vjeç, banues në fshatin Shelli, Njësia Administrative Macukull, Bashkia Mat.
Si dhe bënë shpalljen në kërkim policor të shtetasve:
L. L., 26 vjeç dhe Xh. M, 24 vjeç, të dy banues në Burrel.
Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetasit e shpallur në kërkim, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, lagjia “Partizani”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, banues në Burrel, të cilët ndodhen në Spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit për konfliktin që po ndodhte, kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikit, ku dy prej autorëve kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.