Tiranë – Punonjësit gjetën dhe i dorëzuan qytetarit, celularin që i kishte humbur

Tiranë

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjetën dhe i dorëzuan qytetarit telefonin që i kishte humbur.

Pas komunikimit në rrjetet sociale Policia mundësoi kthimin e aparatit celular qytetarit që i kishte humbur.

Gjithashtu, ditën e djeshme, Punonjësit e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me një qytetar mundësuan kthimin e një portofoli i cili përmbante një shumë parash dhe disa dokumente identifikimi, një qytetari i cili e kishte humbur në afërsi të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Të dy qytetarët falënderuan Policinë Rrugore të Tiranës për këtë gjest human, për korrektësinë dhe gadishmërinë e treguar në të dyja rastet.