Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin E. Z., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin G. S., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën rurale “Kuqan-Bujqës”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar lehtë një 15-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë dhe një 14-vjeçar, këmbësor, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, po nga këta struktura u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 70 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin Sh. R., 74 vjeç, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, ka përplasur dhe 2 automjete të parkuara, me pasojë dëme materiale.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. O., 48 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin A. A., 53 vjeç, për motive të dobëta.

Gramsh/Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit N. H., 40 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, informojmë se ky shtetas u gjet dhe në bashkëpunim me familjarët e tij u dërgua në spitalin psikiatrik, për mjekim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.