Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin Sh. Zh., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Stacioni i Policisë Livadhja referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 06.01.2025, ka vjedhur një shumë të vogël parash në manastirin e fshatit Kostar.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.