Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin M. B., 39 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Më tej, nga kontrolli në banesën e 39-vjeçarit, u gjetën disa fishekë arme gjahu që posedoheshin pa leje. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. S., banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një armë gjahu që posedohej pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.