Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin H. R., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. K., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se më datë 04.01.2025, ka thyer xhamat e një lokali në Delvinë, për motive të dobëta.
Nga Sektorët e Policisë Rrugore në Vlorë dhe në Sarandë u kryen veprimet procedurale për dy aksidente rrugore të ndodhura ditën e sotme:
• Në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasi A. M., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka goditur trafikndarësen. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
• Në aksin rrugor “Sarandë-Delvinë”, automjeti me drejtues shtetasin G. I. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. S., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. S., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.