Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 163 shtetas, konkretisht: 54 shtetas janë vënë në pranga, 96 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 21 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 16 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 15 raste, 7 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 32 raste- 16 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 20 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-6 raste të kalimeve ilegale të kufijve, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”. Për njërin rast vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësinë, ndërsa për rastet e tjera është arrestuar 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve të Policisë. 3 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të prostitucionit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe përkrahjes së autorëve të krimit, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i përndjekjes dhe shkaktimit të vetëvrasjes, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i shitjes së kundërligjshme të lëndëve piroteknike, dhunimit të bënesës, prodhimit të kundërligjshëm të produkteve ushqimore, moskallëzimit të krimit dhe kallëzimit të rremë, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë ndaluar:
-1 shtetas i kërkuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve;
-1 shtetas i kërkuar për falsifikim;
-1 shtetas i kërkuar për kundërshtim të urdhrit të punonjësve të Policisë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 18 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas kanë humbur jetën dhe 17 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 34 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 16 shtetas janë vënë në pranga dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.