Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve vuri në pranga shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Delvinë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, caktuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin M. I., 18 vjeç, banues në Lazarat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në fshatin Riban, Këlcyrë, pasi ka kallëzuar një shtetase 31-vjeçare, se shtetasi A. R. i ka shkuar në banesë, pa pëlqimin e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.