Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në Skrapar, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin M. S., 36 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, pasi në ambientet e dyqanit të celularëve të shtetasit E. P., 32 vjeç, banues në Lushnjë, për motive të dobëta, e ka goditur me grushte dhe e ka kanosur për jetën 32-vjeçarin.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve pasi ditën e djeshme ka bërë kallzim shtetasi E. L., 40 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, se kur është kthyer në banesë ka konstatuar se i kanë marrë një shumë parash dhe disa sende personale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Z., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.