Shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:
Gj. Ç., 53 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 03.12.2019, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë, ku dyshohet se ka goditur me mjete prerëse shtetasin E. Sh.
Punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, kanë kapur shtetasin Gj. Ç. dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën një pasaportë me gjeneralitetet e shtetasit A. A, 55 vjeç, banues në Vlorë, të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë këtij të fundit, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.
Veprimet e mëtejshme procedurale do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.