DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë

Sektori për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin B.D, 34 vjeç,  e cila ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Komisariati i Policisë Nr.1, arrestoi në flagrancë shtetasin T.B, 49 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Komisariati i Policisë Nr.5, arrestoi në flagrancë shtetasin F.Sh, 26 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, pas ndalimit të tij ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë;

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

M.I, 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

N.I, 24 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje vetëm me dëme materiale;

B.B, 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Shtetësja S.D, kallzon se më datë 26.12.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, babai i saj shtetasi Gj.D, 48 vjeç, banues  në Tiranë. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.