Raporti i ngjarjeve, 25, 26 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 169 shtetas, konkretisht: 42 shtetas janë vënë në pranga, 114 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 20 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 8 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar49 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 13 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-4 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim. 1 shtetas tjetër, i kërkuar për këtë vepër penale, është kapur;
-2 raste të falsifikimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër, i kërkuar për këtë vepër penale, është kapur;
-nga 1 rast i veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës, si dhe 1 rast i dhunimit të banesës, për të cilët po vijojnë hetimet për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat;
-nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Marrja e padrejtë e fëmijës” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 14 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Është ndaluar 1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 16 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas kanë humbur jetën dhe 20 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 39 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 21 shtetas janë vënë në pranga dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.