Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin J.S., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, ka përplasur shtetasin M. M., 74 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Zh., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 24 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.