Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Stacioni i Policisë Dimal arrestoi në flagrancë shtetasin F. A., 32 vjeç, banues në Dimal, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Kuçovë ndaloi shtetasin F. S., 23 vjeç, banues në Kuçovë, në zbatim të vendimit të datës 31.05.2023 të Gjykatës së Beratit, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit D. G., kryer në muajin maj të vitit 2023, në Kuçovë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.