DVP Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit I. Zh., banues në Korçë dhe K. K., banues në Pogradec, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin F. Xh., 69 vjeç, që humbi jetën në spital pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga rimorkoja e një zetori, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesin e zetorit, shtetasin B. M., 26 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. M., 51 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 36-vjeçar, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 50 vjeç, banues në fshatin Prenisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. L., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
–
Pogradec/Më datë 21.12.2024, rreth orës 17:40, në lagjen nr.3, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi E. K., 61 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Pogradec/Më datë 22.12.2024, rreth orës 12:30, në fshatin Vërdovë, është gjetur në oborrin e banesës i pajetë nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. Ç., 68 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 01:30, në fshatin Rrëmenj, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volswagen”, në pronësi të shtetasit L. D. Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht 2 automjete të parkuara afër tij.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.