DVP Tiranë
Sektori për Hetimin e Narkotikëve kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim E. P., 25 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 12.09.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Komisariati i Policisë Nr.2 arrestoi në flagrancë shtetasin G. H., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Komisariati i Policisë Krujë arrestoi në flagrancë shtetasin K. H., 46 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me 2 automjete të tjera. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
A. B., 49 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me 2 automjete. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
G. Sh, 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Krujë/Më datë 22.12.2024, në vendin e quajtur “Fushat e Mejdanit”, është gjetur i pajetë shtetasi E. V., 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 01.12.2024, për largim nga banesa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.