DVP Durrës – U kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati, me celularë, në lokale të ndryshme, procedohen penalisht 3 shtetas

DVP Durrës

U kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati, me celularë, në lokale të ndryshme, procedohen penalisht 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar 3 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. Sh., 25 vjeç, K. T., 27 vjeç dhe N. B., 18 vjeç, të tre banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.